BEOGRAD- Presidenti rus, Vladimir Putin paralajmëroi sot evropianët kundër rreziqeve të mëdha për ndërprerjen e livrimeve të gazit këtë dimër, pavarësisht marrëveshjes për konfliktin e gazit mes Rusisë dhe Ukrainës.
"Nuk do të ketë asnjë krizë nga ana e zyrtarëve rusë përsa i përket bashkëpunimit me Evropën (...) por ekzistojnë rreziqe të mëdha përsa i përket tranzitit të gazit", deklaroi presidenti rus në një konferencë shtypi në Beograd.
"Nëse ne shohim që partnerët tanë ukrainas fillojnë të marrin në mënyrë të paligjshme gazin nga sistemi ynë i gazsjellësve për eksportet, atëherë ne do të ulim livrimet tona", shtoi Putin. /ATSH/
/Shqiptarja.com