Mes zërave se ndeshja Serbi-Shqipëri do të luhet në një stadium neutral, kryebashkiaku i Selanikut Janis Boutaris ka ofruar që kjo përballje të zhvillohet në qytetin e tij. Ndërsa ishte në mbledhjen e Shoqatës Rajonale të Bashkive të Maqedonisë Qendrore, Boutaris u pyet nga gazetari i ΑΠΕ-ΜΠΕ.
Kryebashkiaku i Selanikut që njihet për simpatinë ndaj shqiptarëve ka hedhur këtë propozim duke theksuar se ndeshja e ndërprerë për shkak të incidenteve në Beograd do të luhet në një fushë asnjanëse dhe kjo fushë mund të jetë në qytetin e Selanikut.
Janis Boutaris ka dënuar shfaqjen e flamurit me hartën e Shqipërisë së Madhe, duke nënvizuar se akte të tilla shkaktojnë probleme në Greqi, siç shkakton edhe çështja çame. Por ky “vet-ofrim” nga kryebashkiaku i Selanikut ka ngjallur reagime në shtypin helen, që sipas tyre qyteti i Selanikut nuk është aspak një vend ku mund të zhvillohen ndeshje të tilla.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com