/ATSH-TANJUG/ - Gazetari i njohur serb, Zoran Petroviç Piroçanac, i cili ka punuar për disa gazeta dhe televizione serbe dhe rajonale si edhe për disa të përditshme dhe të përjavshme të huaja, vdiq në Beograd, në moshën 62-vjeçare.
Si gazetar në profesion të lirë, Piroçanac raportoi nga rajone të përfshira nga lufta civile dhe ndëretnike në ish-Jugosllavi, Amerikën Latine, Afrikë dhe Lindjen e Mesme.
Ai intervistoi shtetarë, diplomatë dhe shkencëtarë të shquar. Piroçanac është edhe autor i disa librave për gjeostrategjinë dhe median.
Piroçanac ishte një nga themeluesit e qendrës për studime gjeopolitike "South-East", në ndërkohë që ka punuar edhe në Institutin për Studime Politike./ a.jor.
/Shqiptarja.com