Serbi-Vojvodinë, rrihet brutalisht ish ushtari i UÇK-së

Serbi-Vojvodinë, rrihet brutalisht ish ushtari i UÇK-së
Është rrahur brutalisht Fatmir Antali nga Prishtina nga persona tek një hotel në qytetin Ruma të Vojvodinës dhe më pas është dëbuar nga aty. 
Siç mëson agjencia e lajmeve INA, Famiri kishte udhëtuar drejt këtij qyteti për shkaqe shëndetësore dhe shërimit pranë një spitali në Vojvodinë. 
Sulmi ndaj tij ka ndodhur, kur Fatmiri kishte denoncuar personelin e hotelit për vjedhjen e 300 eurove në dhomën ku ishte akomoduar.
Punonjësit e hotelit kishin refuzuar se kanë vjedhur paratë dhe se pas kësaj ata kanë sulmuar brutalisht shqiptarin nga Kosova me shëndet të përkeqësuar .
Policia serbe ka mbërritur në hotel, mirëpo edhe ajo ka urdhëruar që ai të largohet sa më shpejt për të mos ndërmarrë masa plotësuese. 
Versioni i policisë, mëson INA, ka qenë se Fatmir Antali kishte provokuar punonjësit e hotelit dhe se ishte fajtor për konfliktin.
 
Ky rast ka nxitur edhe reagime të kreut të komunës së Rumës dhe organizatave e partive radikale, pasi që tek Fatmir Antali është gjetur karta e identifikimit e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
 Sipas tyre, autoritetet policore duhet të shtojnë sigurinë dhe masat, duke theksuar se “si ka mundur që një terrorist i rrezikshëm të hyjë në zemër të Serbisë dhe të rrezikojë paqen”, informon INA.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë