Serbi, zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 6 Maj

Serbi, zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 6 Maj
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka shpallur sot mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 6 maj të këtij viti.

Pritet që edhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Sllavica Gjukiq Dejanoviç, të shpallë sot mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Ndërkaq, vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale, nuk pritet të shpallet sot, pasi sipas ligjit për zgjedhjet, ka ende kohë për një vendim të këtillë.

Me shpalljet e sotme, pritet të konfirmohet edhe zyrtarisht, nëse Serbia synon të mbajë zgjedhjet lokale edhe në territorin e Kosovës, një synim ky të cilin autoritetet ndërkombëtare dhe vendore në Kosovë e kanë kundërshtuar ashpër.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot