BEOGRAD - Beogradi zyrtar ka reaguar fuqishëm ndaj Abetares së Përbashkët Shqipëri-Kosovë të promovuar një ditë më parë nga dy kryeministrat Hashim thaci dhe Sali Berisha gjatë një ceremonie të zhvilluar në Prizren. Sekretari shtetëror për Kosovën në qeverinë e Serbisë Oliver Ivanovic u shpreh se promovimi i abetares është mesazh i qartë se ideja për Shqipërinë e Madhe nuk është shuar.

“Kjo ide, e cila, është e papranueshme për Evropën dhe botën, është edhe një pretendim serioz për territorin e Serbisë. Prandaj, ajo duhet të hasë në një reagim të fortë, jo vetëm të Beogradit”, ka thënë Ivanoviq për mediat serbe.

Ai ka thënë se askush në Serbi nuk është kundër bashkëpunimit kulturor të shqiptarëve, por, sipas tij, promovimi i abetares zbulon prapavijën politike se “fryma për Shqipërinë e Madhe nuk është shuar”.
(ns/shqiptarja.com)