Serbia arreston edhe një tjetër shtetas të Kosovës

Serbia arreston edhe një tjetër shtetas të Kosovës
Policia serbe ka arrestuar Haxhi Kastratin, 34 vjeçar, shtetas i Kosovës  derisa po udhëtonte me gruan dhe dy fëmijët e tij nga Austria për në vendlindje.

Haxhi Kastrati nga fshatit Zatriq i Rahovecit, u ndalua të enjten rreth orës 4.00 të mëngjesit menjëherë sapo kishte hyrë në territorin serb, .

Familja Kastrati njoftoi se Haxhiu disa vite po udhëtonte në këtë destinacion për të vizituar vendlindjen, mirëpo asnjëherë nuk është penguar apo ndaluar nga autoritetet e Serbisë. Sipas tyre, Haxhiu përmes një mesazhi telefoni i ka informuar ata se gjendet i transferuar në burgun e Krushevcit dhe apelon për ndihmë.

"Ai po vinte në vendlindje për të vizituar nënën e tij e cila ka probleme shëndetësore. Gjithçka ka pasur në rregull, si me lëvizjen e lirë ashtu edhe me dokumentacionin, por mbrëmë na u lajmëru përmes në mesazhi telefoni se e kanë arrestuar dhe e kanë transferu në burgun e Krushevcit", tha për Koha Ditore, Bedri Kastrati, vëllai i të arrestuarit Haxhi Kastrati, duke kërkuar ndihmë edhe nga autoritetet ndërkombëtare, EULEX dhe Qeveria e Kosovës.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore