Serbia arreston ish-luftëtarin e
UÇK: Akuzohet për krime lufte

Serbia arreston ish-luftëtarin e <br />UÇK: Akuzohet për krime lufte
PRISHTINE - Një tjetër qytetar i Kosovës është arrrestuar nga policia serbe teksa ka lënë territorin e Republikës së Kosovës nëpërmjet pikës së kalimit të Merdares. Bëhet fjalë për Mark Kasnjetin, ish-luftëtar i UÇK-së, i cili u arrestua në bazë të një urdhër-arresti për krime lufte.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministri I brendshëm serb Ivica Daçiç, i cili sqaroi se qytetati kosovar Kasnjeti “dyshohet për krime lufte kundër serbëve, në vitet ’90 në Kosovë”.

“Ky arrestim nuk ka të bëjë me përkatësinë etnike. Bëhet fjalë për krime lufte kundër popullsisë civile. Nëse ai është fajtor, do ta tregojë proçesi I mëtejshëm”, tha Daçiç për gazetarët.

Ndërkohë zëvendësprokurori serb për krimet e luftës Bruno Vekariç, ka shtuar për mediat se i arrestuari Mark Kasnjeti dyshohet për krime lufte ndaj civilëve të ndodhura në vitin 1998 në fshatin Kramirovc.

Pas arrestimit nga policia e Kosovës të katër shtetasve serbë që po fusnin materiale zgjedhore në Kosovë, ministri serb Ivica Daçiç u zotua se do t’i përgjigjej Kosovës me të njëjtën monedhë. Nisën kështu disa arrestime të qytetarëve të Kosovës, që kulmuan me arrestimin e dy policëve kosovarë në vijën kufitare, të cilët më vonë u liruan.

(Në foto: Mark Kasnjeti në të djathtë, në vitin 1998. Foto e publikuar nga Ministria e Brendshme e Serbisë)

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi