Serbia bllokon librat shqip në Luginë
Tahiri: As ne nuk pranojmë serbisht!

Serbia bllokon librat shqip në Luginë<br />Tahiri: As ne nuk pranojmë serbisht!
Politika po i mban peng librat shqip për nxënësit e Luginës së Preshevës, të cilët u dërguan si donacion nga Ministria e Arsimit e Kosovës.
 
Për këtë çështje, është biseduar edhe në takimin e fundit në Bruksel ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe.
 
“Ia kemi bërë të qartë qeverisë së Serbisë se do të ketë masa të reciprocitetit. Nëse këta libra nuk shkojnë në duar të nxënësve shqiptarë të Luginës, në Kosovë nuk do të lejohet asnjë libër nga Serbia”, ka thënë ministrja për Dialog, Edita Tahiri, raporton KTV.
 
Kurse, këshilltari juridik i ministrit të arsimit Arsim Bajrami, Azem Guri, ka deklaruar se Ministria e Arsimit e Serbisë ende është duke e bërë verifikimin e përmbajtjes së këtyre librave.
 
Guri ka treguar se ende nuk dihet se kur do të zgjidhet kjo çështje.
 
Pas kërkesës së Këshillit Nacional të Luginës së Preshevës, për furnizim me libra nga Kosova, ministri Arsim Bajrami, kishte marrë vendim për dhurimin e një donacioni prej më shumë se 103 mijë ekzemplarëve, transmeton Koha.net.
 
Mirëpo, dy kamionët me libra që shkuan më 9 shtator në Luginë të Preshevës, kanë mbetur të bllokuar në terminalin doganor në Preshevë.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot