Serbia dëmshpërblen me nga
1340 euro 4 shqiptarë të torturua
Vetëm 150 mijë dinarë (rreth 1.340 euro) Jashar Kukajt dhe vëllezërve Xheladin dhe Zenel Bylykbashi, pasi janë torturuar nga policia serbe, ndërsa mbaheshin në burgun e Pozharevcit. "Këto kompensime ndaj viktimave janë të mjerueshme", deklaroi Qendra për të Drejtën Humanitare.
BEOGRAD - Një gjykatë në Beograd vendosi të hënën, që shteti serb duhet të paguajë nga 150 mijë dinarë (rreth 1.340 euro) Jashar Kukajt dhe vëllezërve Xheladin dhe Zenel Bylykbashi, pasi ata janë torturuar nga policia serbe, ndërsa mbaheshin në burgun e Pozharevcit, bën të ditur "Koha Ditore".
Në shpjegimin e vendimit, gjykata tha se policia serbe arrestoi këta burra "pa ndonjë bazë ligjore" në fund të majit të vitit 1999 dhe i mbajti ata në paraburgim.
Në maj të vitit 1999, forcat serbe pushtuan fshatin e Kosovës, Çikatovë e Re, ku arrestuan disa burra shqiptarë dhe i sollën ata në burgun e Lipjanit.
Sipas dëshmisë së Zenel Bylykbashit, ai ishte rrahur vazhdimisht gjatë qëndrimit të tij në burgun e Lipjanit, ndërsa pasi ishte transferuar në burgun e Pozharevcit atij nuk i ishte dhënë ushqim ose ujë disa ditë.
Ai ishte liruar pas tetë muajsh qëndrimi në paraburgim. Xheladin Bylykbashi dhe Jashar Kukaj, të cilët ishin burgosur nga forcat serbe në shkurt të vitit 1999, i thanë gjykatës se ata ishin marrë në pyetje dhe ishin rrahur disa herë nga policia.
Që të dy pohuan se kushtet në burgun e Pozharevcit ishin johumane, duke shtuar se ishin lënë pa ushqim dhe ujë disa herë.
Këta të fundit ishin liruar pas njëmbëdhjetë muajsh. Qendra për të Drejtën Humanitare në Beograd, e cila kishte ngritur padi kundër Serbisë në emër të këtyre burrave, planifikon ta apelojë vendimin, duke argumentuar se vendimi ishte "poshtërues" për shkak të shumës së vogël të dëmshpërblimit.
"Me këto kompensime të mjerueshme ndaj viktimave, të cilëve u janë shkelur rëndë të drejtat e njeriut, gjykatat serbe po relativizojnë prapësitë e kryera gjatë viteve 90-ta për të cilat ishte përgjegjës shteti serb," deklaroi Qendra për të Drejtën Humanitare.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4218
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg kapitenët e dy anijeve
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15
-
Gabriel Jesus mbyll sezonin, konfirmohet dëmtimi i ligamentit
15 Janar, 16:01