Serbia: Deklaratat e Thaçit “të rrezikshme”

Serbia: Deklaratat e Thaçit “të rrezikshme”
Oliver Ivanoviq, sekretar i shtetit në Ministrinë e Qeverisë së Serbisë për Kosovën, ka deklaruar se Serbia do të kërkojë ndihmë nga përfaqësuesit ndërkombëtar në Kosovë nëse vazhdojnë deklaratat kërcënuese nga Prishtina si ajo se zgjedhjet, nëse nevojitet, do të pengohen me forcë.

Në një prononcim për mediat serbe, Ivanoviq ka thënë se nëse vazhdojnë deklaratat e tilla (kërcënuese) dhe shohim  se po shtohen tensionet, do të jemi të detyruar të kërkojmë mbrojtjen nga përfaqësuesit ndërkombëtar në Kosovë – KFOR dhe EULEX, sepse Serbia nuk mund ta dërgojë ushtrinë dhe policinë e vet në Kosovë”. 

Sipas fjalëve të tij, deklarata e Thaçit (kryeministër i Kosovës) mbi atë se mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovën do ta pengojë me të gjitha mjetet, e nëse nevojitet edhe e forcë, padyshim është kërcënuese. “Padyshim se kjo është deklaratë kërcënuese dhe sie tillë para se gjithash i është destinuar nevojave të brendshme- shqiptarëve të cilët dhe nuk janë sa duhet të kënaqur me mënyrën se si Thaçi po e drejton qeverinë.

Ivanoviq ka thënë se konsideron se deklaratat e tilla kërcënuese konsiderojnë vëmendjen dhe reagimin e bashkësisë ndërkombëtare njësoj ashtu shpejt sur është fjala për deklaratat që vijnë nga Serbia. 

Njëkohësisht ka reaguar edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i policisë serbe, Ivica Daçiq me vlerësimin se deklarata e kryeministrit Hashim Thaçi mbi shqiptarët në një shtet mund të shkaktojë “tronditje dhe probleme”. 

"Mua nuk më intereson në cilin shtet jetojnë shqiptarët, por të drejtat e njëjta duhet të kenë edhe serbët", ka thënë Daçiq për mediat serbe në Shkup, ku po merr pjesë në konferencën kushtuar sigurisë kufitare. 
Daçiq e ka quajtur Thaçin "Beniamin| të bashkësisë ndërkombëtare i cili, siç ka cekur, për këtë edhe po mund të sillet kështu, duke shtuar se sikur ndonjë deklaratë të tillë do ta jepte ndonjë politikan serb, mbi këtë do të diskutonte edhe Këshilli i Sigurimit të KB. 
Ai ka thënë se autoritetet, siç i ka quajtur, të përkohshme në Kosovë duhet të marrin pjesë në konferencat rajonale pro me bashkë me emrin Kosova të qëndrojë edhe fusnota në harmoni me marrëveshjen e delegacioneve të Beogradit e Prishtinës mbi përfaqësimin rajonal.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori