Serbia dorëzon kërkesën për
ekstradimin e Haradinajt

Serbia dorëzon kërkesën për<br />ekstradimin e Haradinajt
BEOGRAD-Mediat serbe shkruajnë se sot Ministria serbe e Drejtësisë i ka dërguar Francës një kërkesë zyrtare për ekstradimin e ish-komandantit të UÇK-së Ramush Haradinaj në Serbi.

Po sipas medieve serbe, me kërkesën për ekstradim janë dërguar edhe dokumentet mbështetëse të përkthyera në gjuhën frënge në bazë të të cilave sistemi francez i drejtësisë do të vendosë për përmbushjen e kushteve për ekstradim të Haradinajt në Serbi.

“Gjykata e apelit e Francës vendosi se Ramush Haradinaj të mbetet në paraburgim derisa Serbia të dërgojë një kërkesë zyrtare për ekstradim”, kanë shtuar më tej mediat serbe. 

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me “Ethet e Nilit” në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me “Ethet e Nilit” në Kosovë