Serbia, dy modele për Kosovën
Platforma përgjigje për Prishtinën

Serbia, dy modele për Kosovën<br />Platforma përgjigje për Prishtinën
Drejtuesit më të lartë të shtetit të Serbisë pritet të takohen të premten me Presidentin Tomislav Nikoliç për të diskutuar mbi detajet kryesore të asaj çka prezantohet si Platforma për Kosovën.

Gazeta e përditshme "Veçernje Novosti" citon burime qeveritare nga Beogradi ndërsa thotë se do të ofrohen në tryezë disa variante.

"Opsionet kryesore janë dy: Modeli i Tirolit jugor dhe ai i Epenit në Belgjikën Lindore që do të vlenin për gjithë territorin e Kosovës. Gjithësesi do të diskutohen edhe opsione të tjera të njohura në të drejtën ndërkombëtare", shkruan gazeta.

Diplomacia e Beogradit synon gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme që e përjashton pavarësinë, por që do të nënkuptonte autonomi esenciale në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Gazeta serbe shkruan se platforma do të jetë përgjigje ndaj Rezolutës për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës, të cilën po e përgatit dhe do ta miratojë parlamenti i Kosovës. Sikurse thotë burimi i gazetës në fjalë, nëse Këshilli i Evropës vazhdon të insistojë në “respektimin e tërësisë tokësore të Kosovës” atëherë do të pasojë trysnia e madhe diplomatike e Beogradit që Kombet e Bashkuara të angazhohen si mediator në negociatat politike për statusin final të Kosovës.

Beogradi do të insistojë në Kombet e Bashkuara, në formatin sipas të cilit një përfaqësues do të ishte nga vendet e BE që nuk e kanë njohur Kosovën, e dy të tjerë nga ndonjë kontinent tjetër.

"E krahas kësaj, Beogradi me siguri do të insistojë që negociatat të zhvendosen nga Brukseli", konfirmon gazeta serbe.

(d.m/s.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës