Për shkak të ndjeshmërisë së komuniteteve fetare në Kosovë, kjo pikë e ndjeshme siç duket u mundua të përdorë si kartë për futjen e përçarjes në mes shqiptarëve kundërshtari i përbetuar i popullit të Kosovës.

Plani djallëzor i Serbisë është dhe do të jetë që të ndezë me çdo kusht konflikt fetar në mes shqiptarëve myslimanë dhe katolikë.

Sipas ekspertëve por edhe analistëve u ngritën shumë hipoteza lidhur me mundësinë se kush ishte cak i sulmit.

Disa thanë se qëllimi ishte që të sulmohej Ambasada Amerikane në Prishtinë, disa thanë cak ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e disa mendojnë se si cak ishte Katedralja në Prishtinë në ditën e dytë të festës së Kërshëndellave.

Cilido version i ngritur që do të ishte i saktë, pasojat do të ishin katastrofale me karakter të rëndë si në jetët e njerëzve po ashtu edhe materiale.

Sipas Policisë së Kosovës, eksplozivi i kapur në veturën e shtetasit të Serbisë, Prishtinë, është i tipit C4 me bazë RDX, shpejtësia e shpërthimit të të cilit është 9800 metër për sekondë.

Sipas tyre eksplozivi bën pjesë në llojin e më të fuqishmëve.
Po ashtu theksohet se brenda tij ishin të vendosur copa metalike, që rritin fragmentimin dhe shkaktojnë dëme të mëdha në njerëz.

Nuk duhet të befasohet askush nga shteti serb.
Duke e njohur punën e shërbimit inteligjent serb (UDB- BIA), është e paimagjinueshme se gjoja ata nuk kanë qenë në dijeni për futjen e të dyshuarit serb në Kosovë, me atë sasi të madhe të eksplozivit.

Për mua është shumë i rëndësishëm arrestimi i tij dhe neutralizimi, puna duhet të vazhdojë sepse në popull njihet thënia: “Më i keq është shtënësi se bërësi”.

Prokuroria tash është në sprovë të madhe me të dyshuarin, ai duhet të kallëzojë dhe t’u përgjigjet pyetjeve të arta kriminalistike: pse, si, me kë, kur, ku dhe shumë pyetjeve të tjera.

Pyetja është se a qëndron shteti serb pas kësaj, duke e analizuar përshkrimin e rrugëtimit të tij, si dhe mënyra se si ai është vendosur fillimisht në hotel “Grand” e pastaj kthimi i tij aq lirshëm me eksploziv, dyshimet çojnë në një organizim të sofistikuar.

Ky rast në anën tjetër është munduar të qesë edhe para aktit të kryer jo vetëm mekanizmat institucionalë të sigurisë së Kosovës, por edhe shërbimeve inteligjente të vendeve perëndimore në kuadër të NATO-s, por edhe individuale e qe nesër mund të jenë cak të sulmeve edhe vetë ambasadat e atyre vendeve që janë të akredituara në Kosovë.

Prandaj jo vetëm mekanizmat institucionalë të Kosovës dhe institucionet ndërkombëtare por edhe vetë populli i Kosovës duhet të jemi syçelë dhe të jemi bashkëpunues dhe të japin kontributin në ruajtjen e sigurisë së Kosovës.

Të gjithë duhet ta dimë se jo vetëm në 100 vitet e fundit, por do të kalojnë dekada e shekuj dhe në një formë apo tjetër do jemi në “Luftë të ftohtë” me shtetin serb dhe se ai në çdo moment, në çdo kohë, dhe se çdo mundësi do ta përdorë për ta destabilizuar Kosovën.

Pra apel për të gjithë vëllezërit e mi shqiptarë (myslimanë, katolikë, hebrenjtë, ateistë) etj., ta ndihmojnë shtetin e Kosovës dhe vetveten që të jemi gjithmonë në shërbim të vendit dhe atdheut.