SHKUP - Maqedonia dhe Serbia thellojnë edhe më tepër bashkëpunimin. E fundit është ajo në sferën e diplomacisë, ku qëllimi tanimë është që dyja shtetet të kenë përfaqësi të përbashkëta diplomatike.
Dy vendet madje kanë nisur mbledhjet e përbashkëta qeveritare, por ky proces çalon me të tjerët. Kryeministri Nikolla Gruevski tha sot se "ideja për përfaqësitë e përbashkëta qeveritare nuk vjen vetëm nga Serbia por është e përbashkët dhe se qëllimi do ishte kursimi i hapësirës e si diplomaci e përbashkët".
Ndërkohë edhe Serbia nëpërmjet ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivan Mrkiç, thotë se ka nisur negociatat me Shkupin, Podgoricën, Sarajevën dhe Lubjanën rreth mundësisë së themelimit të Ambasadave të përbashkëta në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine. Mërkiç ka theksuar se “Modeli Skandinav” ka rezultuar i suksesshëm dhe ka kujtuar Tokion, ku në një godinë punojnë diplomatë të mbi 15 vendeve të Amerikës Latine.
“Edhe në shtetet ku tani nuk kemi përfaqësi diplomatike, t’i kemi, ose diku të ulim shpenzimet e të bashkëpuojmë e të shfrytëzojmë hapësirën e dikujt tjetër që paguan apo e ka blerë hapësirën”, ka thënë numri një i qeverisë Nikolla Gruevski, duke shtuar se misionet diplomatike do të jenë të ndara dhe ato nuk do të veprojnë bashkërisht, por ndaras. Madje, për një hap të tillë të qeverisë informoi sot edhe zëdhënësi i qeverisë, Aleksandër Gjorgjiev.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com