Serbia e pranon Kosovën pa fusnotë

Serbia e pranon Kosovën pa fusnotë
Qeveria në Beograd po shqyrton modelin, i cili do t’i mundësonte Serbisë pjesëmarrjen në forumet rajonale, në të cilat Kosova përfaqësohet pa fusnotë, shkruajnë mediat serbe. Duke u thirrur në burime të afërta brenda qeverisë, shkruajnë mediat në Kosovë duke marr si burim gazetën Blic ku shkruan se për modelin e tillë janë ngarkuar nënpresidentja e qeverisë për integrime evropiane, Suzana Grubjeshiç, dhe shefi i Zyrës për integrime, Millan Pajeviç. 

“Konstatimi i të gjithëve në qeveri është se me braktisjen e forumeve, ka humbur vetëm Serbia, sepse zëri i palës tjetër është dëgjuar. 

Në kuadër të dialogut për çështje teknike, Prishtina dhe Beogradi, në muajin shkurt, kanë arritur marrëveshje për përfaqësimin rajonal të Kosovës me fusnotë.
Kjo e fundit përfshin Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara dhe opinionin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Beogradi disa herë ka braktisur forumet dhe takimet rajonale, duke këmbëngulur që në tabelën para delegacioneve të Kosovës, të shkruhet edhe fusnota. 

Por, nisma e Serbisë nuk mund të pritet me shumë optimizëm, thotë  Ardian Arifaj, hulumtues i lartë në KIPRED, për Zëri.

“Ky presion nuk ka qenë gjithmonë i mjaftueshëm dhe nuk ka qenë gjithmonë prezent. E ka lejuar deri tash Serbinë për të qenë jo konstruktive nga Kosovës por edhe ndaj rajonit. Prandaj, ky presion i rritur do at detyron Serbinë për të qenë më konstruktive karshi Kosovës dhe ndaj rajonit”, tha Arifaj për mediat në Kosovë.
Këto paralajmërime të Serbisë, për një nismë të tillë, mund të jenë në favor të Kosovës tha Arifaj, i cili shtoi se Kosova nuk mund të bëjë më kompromise.
Megjithatë, Arifaj beson se këto mund të jenë vetëm spekulime, meqë Serbia deri më tash asnjëherë nuk i ka zbatuar marrëveshjet e arritura me Kosovën.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga