Serbia ekip kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE, deputeti i VV-së: Nuk e ndal dot, e ka të kotë

Serbia ka formuar grupin e punës që do të merret me koordinimin e aktiviteteve të organeve shtetërore për të parandaluar anëtarësimin eventual të Kosovës në organizatën e Këshillit të Evropës.

Deputeti i VV-së Adnan Rustemi në një lidhje skype për Studio Live me Arbër Hitajn në Report Tv tha se pavarësisht përpjekjeve Serbia nuk do t’ia dalë që të pengojë anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“Është e vetëkuptueshme që Serbia nuk pranon të dorëzohet në betejën diplomatike në raport me Kosovës sepse gjykon me hijen e mëngjesit dhe vazhdon ta trajtojë jo vetëm Kosovën por edhe  kombin shqiptarë me syzet e politikanëve mendjemëdhenj. Epokën nuk e merr parasysh se kanë ndryshuar. Ata kanë krijuar një ekip që i prin ministri i jashtëm dhe zyrtari serb i ngarkuar për dialog që do bëjnë çmos që të pengojnë aderimin e Kosovës në KiE në këtë institucion me peshë dhe pavarësisht se me këtë akt ata shkelin marrëveshjen bazike të 27 shkurtit 2023”.

“Jo nuk ka fare mundësi që ta bllokojë Serbia po ata duan  të luftojnë deri në fund që ta kenë si njëlloj alibie për opinionin e brendshëm për popullin serb gjithandej që të arsyetohen se humbën betejën siç e kishin humbur luftën në 1999 dhe ishin detyruar të kapitulojnë në Kumanovë pikërisht aty ku kishin bërë depërtimin e parë për pushtimin e Kosovës në vitin 1912”, shtoi më tej ai.

Duke komentuar situatën politike në Kosovë, Rustemi tha se brenda kampusit opozitar duket të dalë një forcë e re.

“Për fat të keq opozita në Kosovë nuk e ka lexuar si duhet rezultatin e zgjedhjeve. Nuk ka marrë masa të shmangë nga pozicionet drejtuese ata që janë më përgjegjësit për veprimet e papërgjegjshme deri në shkallë të akteve penale të ndëshkueshme siç ishte marrëveshja e 2013 dhe 2015. Do thosha dhe përpjekja për ndarjen e Kosovës. Në këtë situatë do thoja ka ardhur koha që brenda kampusit të opozitës të dalë një forcë e re.

Serbi dhe Shqipërinë politike kemi opozitë të dobët për shkak të pushtetit të theksuar autoritar dhe kontrollit të madh të medieve. Ndërsa në Kosovë mediat shumicë janë në pronësi të oligarkëve që janë produkt i bashkëpunimit të pushteteve të kaluara dhe bashkëpunojnë me opozitën. Opozita e dobët sepse ka koncepte mesjetare dhe naive.”

B.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi-kosove: 06/04/2024 11:44

    Ky ne foto eshte Ramabaja o i nderuar JO adnan rrustemi,edhe pse nuk dallojne aspak per nga menyrabe te shprehurit Ramabaja mbase duket paksa me i zgjuar por ama asnje nga parashikimet nuk i ka dalur, kurse ai rrahmani çuditem se si nuk i vie turp te dali ne media eshte analfabet politik,sa i perket anetarsimit hé kosoves ne KI urojme qe gjermania e franca ta kene seriozisht ndryshe rrahmani e Ramabaja do gjejne ndonje arsye tjeter si çdo her se fajin e ka Thaqi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë