Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë i ka dërguar notë proteste Ministrisë së Jashtme të Bosnje Hercegovinës për shkak të sulmit ndaj kryeministrit Vuçiç. Sulmi ndodhi gjatë ceremonisë përkujtimore të 20-vjetorit të vrasjes masive të boshnjakëve në Srebrenicë.
“Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u përkul në nderim të viktimave në Srebrenicë dhe bëri një hap përpara sa i takon marrëdhënieve në rajon dhe presim që këtë ta bëjnë edhe vende të tjera të rajonit. Nga zyrtarët e Bosnje Hercegovinës presim që të dënojnë publikisht tentativën për vrasjen e kryeministrit të Serbisë”, thuhet në notë protestën e Serbisë.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Bosnjës, Igor Crnadak, i cili ka marrë notë protestën e Serbisë, ka dënuar sulmin ndaj Vuçiçit duke thënë se autoritetet i kanë zbuluar agresorët dhe ata do të marrin ndëshkim sipas ligjit.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com