Ceremonia mortore e Ratko Mlladiçit në Beograd po zhvillohet në prani të disa zyrtarëve të lartë nga Serbia dhe Republika Srpska, pavarësisht thirrjeve të Bashkimit Evropian për të shmangur nderimet ndaj ish-komandantit të dënuar për gjenocid.
Sipas mediave serbe, në ceremoni morën pjesë edhe ministri i Mbrojtjes Bratisllav Gashiç, ministri i Drejtësisë Nenad Vujiç, ministri i Kulturës Nikola Selakoviç dhe ministri pa portofol Nenad Popoviç.
Në ceremoni është i pranishëm edhe lideri i koalicionit qeverisës në Republikën Srpska, Milorad Dodik, si dhe anëtarja serbe e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Zheljka Cvijanoviç.
Lajmi kryesor:
'Kasapi i Ballkanit' varroset sot pranë vajzës që vrau veten me armën e tij! Serbia shpërfill BE-në, 4 ministra dhe djali i Vuçiç në ceremoni! Mijëra serbë në homazhe (FOTO+VIDEO)










