Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi ka ndërprerë seancën, në të cilën anëtarët e tij për më shumë se dy orë kanë diskutuar për mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e Kosovës.

Sipas mediave serbe anëtarët i kanë kërkuar Qeverisë së Serbisë t’iu japë përgjigje nëse kanë marrë garanci nga komuniteti ndërkombëtar për organizimin e zgjedhjeve të sigurta në Kosovë.
Serbia, më 6 maj, voton në zgjedhjet lokale, parlamentare dhe presidenciale.
/rg/shqiptarja.com/