Pas vendimit të Serbisë për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, dhe kundërshtimit të Kosovës dhe ndërkombëtarëve, Serbia vazhdon të këshillohet me Rusinë. 
Në takimin e përbashkët në Moskë të ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov dhe atij serb Vuk Jeremiq, u konstatua se çështja e Kosovës mund të zgjidhet vetëm me respektimin e së Drejtës Ndërkombëtare, Rezolutës 1244 dhe në dialogun Beograd – Prishtinë. 

Diplomati serb, Jeremiq ndërkaq ka thënë se praktikisht nuk ka kurrfarë ndryshimesh në marrëdhëniet e Serbisë dhe Rusisë, pasi Beogradi e ka fituar statusin e kandidatit për pranim në Bashkimin Evropian. 

/rg/shqiptarja.com/