BEOGRAD – Prokurori serb për krimet e luftës Vladimir Vukçeviç tha sot për Tanjug se janë mbi 100 urdhër-arrestet për ish-anëtarë të UÇK-së që dyshohen për krime lufte. Më tej ai shtoi se duhen riparë ato urdhër-arreste që janë firmosur me qëllime politike.

Vukçeviç tha se për personat që ka urdhër arrestimi “ata do të ndalohen sapo kjo të jetë e mundur për autoritetet serbe dhe do të gjykohen në përputhje me ligjin dhe provave që kemi për ta”.

Në 14 prill policia serbe arrestoi në pikën e Merdares Mark Kasnetin, që akuzohet gjithashtu për krime lufte. Vukçeviç i mohoi deklaratat e mbërritura nga Kosova se arrestimi ishte politik. Zv/prokurori Vekariç tha se ‘arrestimi bazohet në një foto që pala e dëmtuar ka paraqitur dhe që tregon përgjegjësinë e mundshme të tij në ngjarje”. Sipas tij, foto tregon Kasnetin me disa luftëtarë të tjerë të UÇK që kanë vënë përpara dy civilë që i kanë duart e lidhura nga pas me tel.

E në anën tjetër, Prokurori serb për krime lufte, Vladimir Vukcevic, thotë se hetimet kundër Hashim Thaçit dhe Agim Çekut, “për krime lufte kundër serbëve gjatë konfliktit me UÇK-në më 1998 dhe 1999”, kanë një ndërprerje, dhe se lëndët në atë kohë ishin të përgatitura keq.

"Ka pas shkelje të rënda të procedurave, sidomos për Çekun. 
Kjo nuk do të thotë se ata nuk janë përgjegjës për shumë krime, por se hetimet nuk është dashur të bëhen pa avokatë.

Prokurori Vukçeviç pranon se shumë nga urdhër-arrestet duhen rishikuar. Duke folur për të përditshmen Danas ai u shpreh se “ndër reliket që na mbetën nga luftërat e viteve ’90 janë edhe gjyqet në mungesë apo kundër peronave të panjohur, të motivuara nga politika e kohës. Kur të vijë koha për pajtim, do na duhet t’i rishohim së bashku këto akuza. Ato e diskretitojnë vendin tonë dhe japin përshtypjen se ne bëjmë gjyqe politike”.

Në lidhje me hetimin për trafikun e organeve, Vukçeviç tha se janë bërë përparime dhe se ka pasur bashkëpunim edhe me prokurorë rusë e ukrainas.

(rg/ep/shqiptarja.com)