Serbia kërkon të blejë avionë luftarakë nga Franca, Macron viziton Beogradin më 29 dhe 30 gusht

Serbia kërkon të blejë avionë luftarakë nga Franca, Macron viziton Beogradin më 29 dhe 30 gusht

Emmanuel Macron dhe Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi më 29 dhe 30 gusht. Njoftimi është bërë me dije nga Presidenca serbe.

Vizita e Macronit në Beograd vjen pas gati rreth 5 muajsh, pasi presidenti francez priti në Paris homologun Vuçiç. Kjo do të jetë vizita e dytë e presidentit francez në Serbi në pesë vjetët e fundit, teksa dy shtetet po forcojnë raportet e tyre, veçmas në fushën e ekonomisë.

Gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Verore, që u mbajtën në Paris, Vuçiç muajin e kaluar tha se vizita e Macronit në Serbi pritet të realizohet në fillim të shtatorit. Sipas mediave, por edhe deklaratave të Macron dhe Vuçiç, në fokus të takimit do të jetë blerja nga Serbia e avionëve luftarakë francezë, Rafale.

Në shkurt të vitit 2023, Vuçiç u tha gazetarëve se blerja e avionëve Rafale do të jetë blerja më e madhe nga buxheti i ushtrisë serbe, “në një vlerë prej 3 miliardë eurosh”.

Çështjet ushtarake do të jenë pjesë e bisedimeve, ka konfirmuar Macron në një konferencë për media më 18 korrik gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian, që u mbajt në Mbretërinë e Bashkuar.

I pyetur për statusin e kontratës për shitjen e avionëve francezë te Serbia, Macron tha se ai do ta vizitojë Serbinë në javët apo muajt në vijim “për të finalizuar negociatat”.

Një tjetër çështje tjetër për të cilën Macron dhe Vuçiç do të bisedojnë do të jetë edhe Kosova. Gjatë një bisede telefonike të realizuar në mesin e qershorit, Vuçiq i tha Macronit se është e rëndësishme që çështja e zgjidhjes të mosmarrëveshjeve me Kosovën të mbetet lartë në agjendën e Bashkimit Evropian, teksa i kërkoi mbështetje udhëheqësit francez për këtë çështje.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?