Serbia klasifikon Shqipërinë e Kosovën si 'vende armike', planifikon një ushtri “110% më të fortë” se katër vende të rajonit

Serbia klasifikon Shqipërinë e Kosovën si 'vende armike', planifikon një ushtri “110% më të fortë” se katër vende të rajonit

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç

Udhëheqja shtetërore serbe ka miratuar një dokument strategjik për zhvillimin afatgjatë të ushtrisë. Sipas revistës serbe Informer, kjo strategji  për herë të parë në dy dekadat e fundit përcakton drejtimet e zhvillimit të sistemit të mbrojtjes serbe.

Në dokument theksohet se “ushtria jonë duhet të jetë më e fortë se të gjitha forcat e tjera të armatosura të vendeve potencialisht armiqësore në rajon të marra së bashku”.

“Analizat tregojnë se tani jemi në rreth 65-70% të fuqisë në raport me forcat e armatosura të kombinuara të Kroacisë, Bosnjës, Shqipërisë dhe Kosovës. Megjithatë, kjo nuk është mjaftueshëm mirë. Strategjia e re synon ta sjellë ushtrinë serbe në të paktën 110% të fuqisë ushtarake krahasuar me këto 4 vende në vitet e ardhshme” – shkruan media që citon dokumentin.

“Vetëm nëse ushtria serbe është në gjendje të neutralizojë me vendosmëri dhe në mënyrë efektive kërcënimet e të gjitha vendeve potencialisht armiqësore në rajon, mund të themi se ekziston një garanci afatgjatë për paqen tonë dhe stabilitetin.

Vetëm nëse këto vende e dinë që një përplasje ushtarake me Serbinë do t’u shkaktonte humbje disproporcionale të mëdha, Serbia mund të planifikojë zhvillimin e saj shtetëror dhe shoqëror në planin afatgjatë.

Prandaj vlerësohet se është e nevojshme që ushtria serbe të arrijë 110% të fuqisë, në teknikë dhe në personel të këtyre 4 forcave të armatosura potencialisht armiqësore në rajon”, thuhet ndër të tjera në draft dokumentin strategjik, publikuar nga Informer.rs.

“Nuk është rastësi që ushtria jonë duhet të forcohet në atë masë që të mund të përputhet me të gjitha vendet e rajonit së bashku. Vendet nga mjedisi ynë po bashkohen kundër Serbisë politikisht dhe ushtarakisht dhe nuk po e fshehin më. Herë pas here, kroatët dhe shqiptarët e quajnë njëri-tjetrin “vëllezër në armë”, dhe kërcënime vijnë edhe nga BiH, ku ata vazhdimisht tundin armët e tyre. Prandaj ushtria serbe duhet të jetë aq e fortë sa të mund të organizojë mbrojtje kundër të gjithë atyre nga mjedisi që mund të bashkohen kundër nesh. Kjo është garancia më e mirë e paqes, kur askush nuk duhet të mendojë të na sulmojë”, shkruhet tutje.

Bie në sy që megjithë retorikën e Ballkanit të Hapur dhe fqinjësisë së mirë, dokumenti në fjalë zbulon se për projektet afatgjatë të Beogradit zyrtar, Shqipëria klasifikohet si “armik”, njëjtë me Kroacinë, Bosnjen dhe sigurisht Kosovën./ Gazeta Express

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 29/11/2021 07:11

    Serbia e mban veten per te forte se mendon se ka mbrapa Rusine e viteve 1800-1915. Dmth i ka ngel ora

    Përgjigju
  • Iris: 29/11/2021 02:44

    Sa kam qeshur!Grupin e te katerve duhet t'a benit pese,mungon Mali i Zi,por mos harroni,<<koqet e vezeve>> ua leshuan mbi koke NATO dhe SH.B.A,jo <<armiqte e perbetuar>> te lagjes me emerin Ballkan.

    Përgjigju
  • Koli: 29/11/2021 02:04

    Strategjia e Serbise eshte reale dhe nevoje e saj. Nese ajo do te rrise kapacitete militare per te perballuar rrezikun nga Kroacia, BiH, Shqiperia dhe Kosova, eshte ne te drejten e saj. Pyetja shtrohet po NE "armiqte" ca po bejme? Sikur te kishim harxhuar gjysmen e kohes dedikuar Serbise me Kroacine dhe Kosoven,mbase me mire do qe. Le te vazhdoje Rama nen patronazhin amerikan, ne fund te fundit i garanton pushtet dhe para. Po me interesin e vatanit cdo behet?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Panik në Ekuador, aeroplani rrëzohet në mes të rrugës! Humbin jetën dy persona, plagoset një tjetër (VIDEO)

Panik në Ekuador, aeroplani rrëzohet në mes të rrugës! Humbin jetën dy persona, plagoset një tjetër (VIDEO)