Serbia, Kushtetusja të vendos për privatizimet në Kosovë

Serbia, Kushtetusja të vendos për privatizimet në Kosovë
Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të shqyrtuar kushtetutshmërinë e privatizimit në tërë territorin e Kosovës që nga viti 1999 e deri më sot.


Drejtori i kësaj zyreje, Aleksandër Vulin ka thënë se privatizimi në Kosovë është monoetnik dhe në të nuk kanë marrë pjesë serbët. Kosova dhe Serbia kanë ende shumë çështje të hapura.
Pavarësisht dëmeve të shumta në njerëz dhe prona, të shkaktuar nga regjimi i viteve të ’90-ta i Serbisë, Kosova ende nuk ka marrë asnjë dëmshpërblim.

Gjithashtu nuk ka marrë pjesë në ndarjen e aseteve të trashëguara nga ish Jugosllavia, derisa nuk është zgjidhur as çështja e dhjetëra mijëra pensionistëve kosovarë, fondi i të cilëve vazhdon të mbetet në Serbi.

AGJENSIA KOSOVARE PËR PRIVATIZIMI PËRGJIGJET

AKP  ka thënë se vazhdon punën e saj dhe nuk pengohet nga deklaratat boshe politike.
"AK Pka ekskluzivitetin e privatizimit të pronës shoqërore në Kosovë, në bazë të kushtetutës dhe ligjit dhe ka obligim ligjor dhe kushtetues privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore të vendit tonë edhe jashtë territorit të Kosovës", tha Arta Gosalci, zëdhënëse në këtë agjenci.

Gosalci thotë se Agjencia Kosovare e Privatizimit, ka shtrirje gjithëpërfshirëse në tërë territorin e Kosovës, gjithashtu ka të hapura edhe 3 zyra satelitore: Leposaviq, Shtërpcë dhe Graçanicë.

Autoriteti i AKP-së njihet nga të gjithë qytetarët e Kosovës, edhe ata të komunitetit serb, të cilët jo vetëm se janë pjesëtarë të stafit të Agjencisë por edhe blerës, ka thënë Gosalci.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital