Serbia letër 22 shteteve të BE:
Rishqyrtoni njohjen e Kosovës

Serbia letër 22 shteteve të BE:<br />Rishqyrtoni njohjen e Kosovës
Serbia do të kërkoj nga 22 shtetet e BE-së të rishqyrtojnë njohjen e Kosovës Serbia do të kërkoj nga 22 shtetet e BE-së të rishqyrtojnë njohjen e Kosovës
Beogradi zyrtar do t’i dërgojë një letër 22 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që të rishqyrtojnë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës, pas rastit të pavarësimit të Katalonisë. Siç mëson “Novosti” serb, kjo kërkesë e presidentit Aleksandar Vuçiç do t’i bëhet BE-së pas mesazhit të Brukselit, i cili ka thënë se Kosova dhe Katalonia nuk janë raste të njëjta. 

etra e cila do të dorëzohet në selinë e BE-së më 10 dhe 11 tetor nga vet kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, ku njëra nga pyetjet është “A vlen sistemi i drejtësisë ndërkombëtare vetëm për shtetet e BE-së apo për të gjithë?”. Ky veprim i serbëve do të bëhet me shumë kujdes, në mënyrë që kurrsesi mos të dëmtohen spanjollët, të cilët janë në mesin e pesë shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, pas Greqisë, Sllovakisë, Qipros dhe Rumanisë.

Presidenti Vucic ka thënë se nuk pret që Brukseli të reagoj pas letrës zyrtare që do të dërgoj Serbi, por sipas tij, është detyrë e tyre të mbrojnë interesat e vendit të tyre. “Kemi gabuar në vitet 1999, 2004 dhe 2008 por më nuk do të ndodh. Për shkak të ndërgjegjes sonë jemi të detyruar të dërgojmë këtë letë, derisa shqiptarët mund të flasin atë që iu vije në mendje”, ka thënë Vuçiç. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Për të korrigjuar gabimin e Abakarov, Shqipëria përfaqësohet sot me Chermen Valiev në Lojërat Olimpike

Paris 2024/ Për të korrigjuar gabimin e Abakarov, Shqipëria përfaqësohet sot me Chermen Valiev në Lojërat Olimpike