Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, nuk e ka dorëzuar xhipin dhe armët e dy policëve kufitarë të Kosovës, që u arrestuan nga xhandarmëria serbe më 31 mars në fshatin Dumnicë të Podujevës, afër kufirit me Serbinë.
Mësohet se ende nuk janë dorëzuar vetura e Policisë të tipit “Land Rover”, dy kallashnikovët, dy revolet Gllok, e pajisjet tjera naviguese, të cilat po i bartnin dy policët kufitarë, Shukri Binaku dhe Sami Beqiri, ditën e arrestimit.
Dy policët kufitarë ishin liruar pas dy ditësh të rrëmbimit, në fillim të javës që shkoi, më 3 prill dhe ata kishin me vete vetëm uniformën e tyre.
Vazhdimisht është tentuar edhe nga Policia e Kosovës, por edhe nga Ministri Rexhepi që të fshihen detaje rreth ngjarjes së rrëmbimit, bartjes së policve thellë në territorin serb dhe dërgimi i tyre para Gjykatës në Prokuple.
Dy policët kufitarë të Kosovës në momentin e arrestimit po patrullonin me xhipin “Land Rover” (donacion nga Komisioni Evropian).
Ata nuk kanë dhënë asnjë intervistë për media.
Me kamera të fikura, policët e Kosovës kishin pohuar para gazetarëve se kanë urdhër të prerë që të mos tregojnë asgjë rreth arrestimit. Ministri i Brendshëm e ka mohuar një gjë të tillë. Sipas Rexhepit, është e drejtë e policëve të prononcohen apo jo për median.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com