Serbia mbetet pa 'heroin' që pengoi dy herë Kosovën në UNESCO

Serbia mbetet pa 'heroin' që pengoi dy herë Kosovën në UNESCO

Serbia vazhdimisht është aktive në lobimin kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare e një gjë të tillë e ka bërë edhe në UNESCO. Ambasadori i Serbisë në UNESCO, Darko Tanaskoviç, është larguar nga pozita e tij, me vendim të prerë.

Serbia, Tanaskoviqin e konsideron si njeriun më meritor dhe më të suksesshëm pasi dy herë thuhet se ka ndaluar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Arsyet e largimit të tij nga pozita e ambasadorit ka thënë se janë private, transmeton lajmi.net.

“Një fakt më bënë të lumtur që bashkëpunëtorët e mi në Delegacionin e Përhershëm janë specialistë të cilët në mënyrë të pavarur mund të kryejnë të gjitha punët diplomatike në UNESCO”, ka thënë ai për “Novosi”, raporton 'zeri'.

Nuk dihet kush do ta zëvendësojë Tanaskoviqin, si ambasador i Serbisë në UNESCO. Mirëpo, a do të thotë kjo se Serbia në mënyrë të heshtur po lejon Kosovën të bëhet pjesë e kësaj organizate?

Kujtojmë, se Kosova në tetor të vitit të kaluar nuk ka aplikuar që të jetë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë. Arsyet për mos aplikim në këtë organizatë kanë qenë mos miratimi i dy ligjeve atij për Liritë Fetare si dhe Ligji për Trashëgiminë Kulturore. Gjithashtu, Kosova gjatë viti 2015 nuk kishte arritur të bëhet pjesë e kësaj organizate.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja