Serbia me 30 diplomatë kundër
Kosovës: Jo në UNESCO

Serbia me 30 diplomatë kundër<br />Kosovës: Jo në UNESCO
Serbia vazhdon të lobojë kundër Kosovës për anëtarësim në UNESCO, madje ata shprehen të bindur se Kosova nuk do të anëtarësohet as kësaj radhe. Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, tha se pretendimi i Prishtinës se kishin votat e mjaftueshme për UNESCO, është një gënjeshtër e madhe.

Daçiç ndodhet në Nju Jork si pjesë e delegacionit serb, të udhëhequr nga Aleksandar Vuçiç, duke marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ministri tha se zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili e bëri kërkesën më herët gjatë ditës, dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, do të humbasin në UNESCO, ashtu siç bënë dy vjet më parë.

Ai shtoi se Prishtina, nëse dëshiron që UNESCO të vendosë për ofertën e saj këtë vit, duhet të paraqesë një kërkesë deri në mes të tetorit. Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s më pas do të mbahet në nëntor dhe tjetra në vitin 2019.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre