Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandër Vulin deklaroi se së shpejti në parlamentin serb do të paraqitet një strategji mbrojtëse, e cila do të përfshijë edhe një dispozitë e cila parashikon edhe mbrojtjen prej kërcënimeve të serbëve që jetojnë jashtë kufirit aktual të Serbisë.
Në një intervistë për ‘Radio Beogradi’, Aleksandër Vulin tha se një ‘Serbi e fuqishme është garantues i paqes në Ballkan’.
Sipas shtypit në Kosovë, ligji që do kalojë së shpejti në parlamentin serb, është një sinjal lufte që Beogradi lëshon ndaj Kosovës.
Deklarata e Vulin bëhet në një kohë kur BE dhe SHBA po kërkojnë me ngulm arritjen e një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.
SHBA përmes të dërguarit special të Trump, Richard Grenell, Palmer dhe Ambasadorit amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, kanë kërkuar nga dy palët një zgjidhje të balancuar për të gjithë dhe se çdo zgjidhje tjetër, e imponuar nga mënyra të ndryshme, ‘nuk do të zgjaste dhe do të ishte jashtë çdo kërkese të SHBA.