Serbia merr statusin kandidat

Serbia merr statusin kandidat
Krerët e BE-së, gjatë takimit të mbrëmshëm në Bruksel, kanë vendosur t`ia japin Serbisë statusin e shtetit-kandidat për anëtarësim në Bllokun Evropian.
Ky vendim u mor pasi që Rumania, vendi i fundit i bllokut 27-anëtarësh, vendosi të mos e kundërshtojë anëtarësimin e fqinjit të saj Serbisë, edhepse kishte kërkuar kushte shtesë për të drejtat e rumunëve në Serbi. Përfaqësuesit e BE-së kanë thënë se ky vendim u mor pasi që Serbia ka arritur të bëjë reforma demokratike dhe ka treguar bashkëpunim të shkëlqyer me Tribunalin e Hagës duke dorëzuar kriminelët e luftës Karaxhiçin dhe Mlladiçin dhe potencuan edhe arritjet në dialogun me Prishtinën.

Por, menjëherë pas vendimit të BE-së për dhënin e statusit të kandidatit Serbisë, ka reagur opozita serbe. Lideri i Partisë Demokratike Serbe, Vojislav Koshtunica, ka thenë se Serbia nuk ka asnjë arsye për të festuar statusin e kandidatit. Sipas tij interesi i qytetarëve serbë është të deklarojnë neutralitetin politik dhe t`i japin fund integrimit në BE, Konstunica ka theksuar se ekonomia serbe po pëson dëme për shkak të Marrëveshjes së Stabilzim Asociimit, të nënshkruar me BE-në. Ndërsa Dragan Todorovic, nga Partia Radikale Serbe, ka thënë se statusi i kandidatit për anëtarësim në BE, për Serbinë dhe qytetarët e saj, jo vetëm nuk do të thotë asgjë, por do të keqësojë pozitën e Serbisë, pasi do të hapë rrugën për shantazh të ri. /rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Kush është Astrit Avdylaj, kreu i bandës së Shijakut! Nga vrasja në '97 tek droga, e gjithë jeta nëpër burgje

Kush është Astrit Avdylaj, kreu i bandës së Shijakut! Nga vrasja në '97 tek droga, e gjithë jeta nëpër burgje