Serbia mund të shpërfillë kushtet
e Gjermanisë për Kosovën

Serbia mund të shpërfillë kushtet<br />e Gjermanisë për Kosovën
BEOGRAD - Serbia nuk do të t’i përfillë kushtet e Gjermanisë, të vëna nga Bundestagut, rreth Kosovës. Kështu ka paralajmëruar Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç në një intervistë të dhënë për televizionin kroat.
 
Sipas tij, kushtet e vëna nga Gjermania janë të rënda dhe nuk përkojnë me vullnetin dhe politikën e Serbisë. “Gjermania ka njohur shtetin e Kosovës, por Serbia nuk e ka njohur Kosovën dhe as që e ka ndërmend të bëjë këtë. Gjermania ka kërkuar nga Serbia që të mos mbetet asnjë mosmarrëveshje me Kosovën, por mosmarrëveshja më e madhe me Kosovën për Serbinë është statusi i saj dhe ne nuk mund të themi që pajtohemi që Kosova të bëhet e pavarur”, ka thënë Nikoliç, teksa ka treguar se cila do të duhet të ishte qasja e Gjermanisë kundruall Serbisë.
 
“Gjermania nuk duhej të ishte e veçuar nga Bashkimi Evropian rreth Kosovës, BE rreth Kosovës udhëhiqet me parimin e neutralitetit rreth statusit dhe këtë parim do te duhej te ndiqte edhe Gjermania” është shprehur Nikoliç.
 
Ndryshe, Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë në fund të qershorit të këtij viti para anëtarëve të Bundestagut se mbledhja e parë mes Bashkimit Evropian dhe Serbisë për negociatat për anëtarësimin e saj në BE do të mbahet në janar të vitit 2014 dhe kjo vetëm nëse në dhjetor ka elemente të sakta se ka zbatim të plotë të Marrëveshjes Kosovë –Serbi.
 
“Serbia i ka gjashtë muaj në dispozicion për t’i përmbushur parimet e marrëveshjes së Brukselit. Vetëm nëse kemi raport që Serbia i ka përmbushur ato kushte do të ofrohet pëlqimi i Gjermanisë për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE”, ka thënë Merkel, teksa ka kërkuar nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së që Serbia të pranohet në familjen evropiane vetëm pasi të ketë normalizuar në tërësi marrëdhëniet me Kosovën.

Marrë nga gazeta "Illyria"

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri