Serbia në BE, Reeker mund
të jetë negociator për datën

Serbia në BE, Reeker mund<br />të jetë negociator për datën
BEOGRAD - Në lojën diplomatike rreth datës për Serbinë papritur është përfshirë edhe Washingtoni. Sipas gazetës së Beogradit “Novosti”, në Departamentin amerikan të Shtetit fatin e integrimeve evropiane të Serbisë mund ta vendosë rezultati i betejës mes dy rrymave në administratën amerikane.

Sipas burimeve të gazetës në fjalë, të cilave iu referohet "Koha Ditore" në Kosovë, rryma e fortë angazhohet që data të përdoret si “karrotë”, që Beogradi të detyrohet për më shumë koncesione në implementimin e Marrëveshjes së Brukselit, ndërsa rryma më e butë beson se presionet e mëtejshme do të ishin kundërproduktive.

Ky grup angazhohet, që Beogradi të marrë “dritën jeshile” për datën, ndërsa Prishtina të marrë angazhmanin special kontraktual nga BE-ja, sepse gjoja ndarja e MSS ende nuk është e mundshme, sepse pesë vende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Aktualisht po shqyrtohet opsioni i shatëll-diplomacisë së Uashingtonit në kryeqendrat kryesore evropiane, e posaçërisht në Berlin, i cili edhe më tej ka qëndrimin më të fortë sa i përket çështjes së integrimit të Serbisë.

Sipas gazetës, ekziston ideja që zv/ndihmëssekretarit amerikan i Shtetit, Philip Reeker të marrë rolin ndërmjetësues, i cili në ditët në vijim do të tentojë të bindë Gjermaninë të lejojë “dritën jeshile” gjë që do të ishte sinjal edhe për shtetet e tjera të BE-së, të cilat ende hamenden rreth datës.

Nënkryetarja e Qeverisë serbe, e ngarkuar për integrime evropiane, Suzana Grubjesheviç ka qëndruar këto ditë në Gjermani dhe është takaur me zyrtarë të lartë të këtij vendi.

"Qëndrimi gjerman për dhënien e datës varet nga zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë ajo. 

"Uashingtoni është i vetëdijshëm se disponimi në BE për zgjerimin e mëtejshëm është gjithnjë e më i vogël, por është në interesin e tyre që të përshpejtojnë integrimet evropiane të Prishtinës me qëllim rrumbullakimin e pavarësisë së Kosovës dhe shtimit të vendeve që e njohin. Se a do të jetë në pakon e integrimeve të përshpejtuara edhe Serbia apo asaj do t’i vihen pengesa, do të shihet pas disa javësh”, thotë analisti serb në Uashington, Obrad Kesiç. 

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)