Serbia ndalon tifozët shqiptarë
në Beograd: Ktheni të gjitha biletat

Serbia ndalon tifozët shqiptarë<br />në Beograd: Ktheni të gjitha biletat
"Në takimin e sotëm ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe Federatës Serbe të Futbollit, u citua pozicioni i Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila nuk dëshiron t’i përmbush kërkesat e shtetit të Serbisë, për emrat e tifozëve që do të jenë në stadium.
 
Ata nuk duan të marrin përgjegjësi për tifozët e tyre. Në këtë mënyrë kërcënohet siguria e shtetit tonë nga një përplasje e mundshme e tifozëve, prandaj nuk është e mundshme të garantohet siguria e duhur”, ka thënë Komisari i Sigurisë në Federatën Serbe të Futbollit, Milivoj Mirkov për Alo.
 
Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë e cila do të zhvillohet me 14 tetor në stadiumin e Partizanit të Beogradit, do të luhet pa praninë e tifozëve, kështu së paku njofton e përditshmja serbe, “Alo”, për të cilën lajmin e ka konfirmuar Komisari për Siguri në Federatën Serbe, Milivoj Mirkov.
 
Milivoj ka bërë thirrje që Federata Shqiptare t’i ndaloj tifozët kuqezi të nisen për në Beograd, pasi ata do të ndalohen në kufi të Serbisë.
 
Në të njëjtën kohë, kërkojnë nga shqiptarët që t’i kthejnë në Serbi biletat që ishin rezervuar për ta.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e fitores’

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e fitores’