Festimi me shqiponjë/Serbia ndihet e provokuar edhe nga Dua Lipa, kërkon censurë ndaj saj

Festimi me shqiponjë/Serbia ndihet e provokuar edhe nga Dua Lipa, kërkon censurë ndaj saj

Dua Lipa

Humbja e Serbisë ndaj Zvicrës, dhimbja vazhdon të jetë shumë e madhe edhe sot, një ditë pas fitores spektakolare që u arrit falë golave të Xhakës dhe Shaqirit.

Fitorja e madhe e kombëtares së Zvicrës ndaj Serbisë u karakterizua me super performanca nga shqiptarët prezent në këtë ndeshje.

Në Serbi janë komentuar ashpër edhe festimet nëpër rrjetet sociale të famshëve, ku një prej tyre është Dua Lipa që përgëzoi shqiptarët për paraqitjen duke bërë shqiponjën në rrjetin social Instagram.


(Postimi i Dua Lipës në Insta Story në Instagram)

Blici i Serbisë e ka cilësuar reagimin e Dua Lipës si një provokim të madh të saj, e për këtë kanë reaguar edhe gazetarë serb të showbizit dhe adhurues të Duas.


(Postimi i gazetës serbe 'Blic')

Aq larg kanë shkuar sa që kanë kërkuar ndërprerjen e transmetimit të këngëve të saj në radio stacionet e Serbisë për shkak të faktit se ajo hapur po promovon Kosovën dhe do të vijë të performojë në Kosovë.

A do të dalë dikush të ndalojë transmetimin e këngëve të Dua Lipë në radio stacionet tona, aman.

Nuk mendoj se muzika duhet të ndalohet. Por, si adhuruese e talentit dhe suksesit të Dua Lipës jam e ofenduar se si ajo vazhdimisht po e rikthen temën e Kosovës. Çka nuk po kuptohet? Mua po më dhemb që po shkon në Kosovë, për juve nuk e di.

 Gordana Trzan, gazetare e njohur e showbizit ka shkruar  në rrjetin social Twitter


(Postimi i Gordana Trzan në Twitter)

Kjo thirrje e saj është pritur mirë nga serbët tjerë të cilët nuk kanë mundur të përballojnë postimin e Dua Lipës të bërë në Instagram e që cilësohet si provokimi i radhës pas Xhakës dhe Shaqirit.

16/3
/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dardania: 23/06/2018 22:56

    Oh Shqiptaret nuk dorëzohen kurrë! Kote e kanë

    Përgjigju
  • Blenard: 23/06/2018 18:10

    Shqiponja dhe ne gjum do ju dali kelysh k** na zaptuat tokat tani doni te na shfarosni jooo tani do e shihni

    Përgjigju
  • Arbëri: 23/06/2018 16:38

    Hahahaha këta fashistët e egër Fuan të ndalojn shqipet që të mos ndjehen Shqiponja Shqipëtare ...!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Media: Biden dhe Macron do të shpallin armëpushimin në Liban nesër

Media: Biden dhe Macron do të shpallin armëpushimin në Liban nesër