Serbia ndryshon ligjet për shkak
të Marrëveshjes me Kosovën
Me titullin “Plani miseterioz i zbatimit të Marrëveshjes” për normalizimin e marrëdhënieve të Beogradit e Prishtinës, i cili është miratuar të dielën nga qeveria, “u është procesuar të gjitha ministrive për t’u përgatitur analiza, se cilat ligje është e domosdoshme të ndryshohen".
BEOGRAD - Me titullin “Plani miseterioz i zbatimit të Marrëveshjes” gazeta serbe Danas, të cilës i referohet "Koha Ditore" shkruan se Plani i Zbatimit të Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve të Beogradit e Prishtinës, të cilin Qeveria serbe e ka miratuar të dielën, “u është procesuar të gjitha ministrive për t’u përgatitur analiza se cilat ligje është e domosdoshme të ndryshohen".
Megjithatë, kur dhe a do të publikohet plani i zbatimit të Marrëveshjes, askush nuk di të thotë, dhe, sipas gazetës, nuk përjashtohet mundësia që ky dokument shtetëror të mbahet larg syve të opinionit.
Sipas informatave të gazetës ndryshimet ligjore duhet të bëhen për rrjetin e gjyqeve, administrimin lokal, nga domeni i Ministrisë së Brendshme dhe arsimi.
Për t’u bërë kjo, më së pari duhet të nxierrt Ligji Kushtetues i cili rregullon ndryshimin e të gjitha seteve ligjore, thotë gazeta.
"Plani i zbatimit parasheh që deri në fund të qershorit duhet të fillojmë me zbatimin, të paktën me disa pika të Marrëveshjes, për të marrë datën e fillimit të negociaatve për anëtarësim në BE. Deri në fund të vitit duhet zbatuar pjesa më e madhe e Marrëveshjes, sidomos pikat që kanë të bëjnë me policinë, jurisprudencën, e është paraparë që zgjedhjet lokale në veri të mbahen në tetor", ka thënë burim anonim i gazetës.
Informatën për nevojën e ndryshimit të ligjeve e ka konfirmuar edhe kryetari i Këshillit për Kosovën në Parlamentin serb Milovan Drecun (SNS), por ai ka shtuar se "detajet ende nuk dihen”.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
89.7%
-
Jo
5.6%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 610
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rrëfimi: Si na shpëtoi Hysni Kapo, mua dhe mamanë nga ekzekutimi
18 Janar, 12:50
-
Eduard Zaloshnja: Nga 1.8 milionë zgjedhës në emigracion, vetëm 240 mijë ndoshta do të votojnë
18 Janar, 12:47
-
“Kur po vizitoja Mehmetin pas mbledhjes së Byrosë dhe atij i shërbyen kafe e fruta, u detyrova të flas në frëngjisht sepse…” - Dëshmia e mjekut personal të ish-kryeministrit
18 Janar, 12:42
-
KQZ ndalon ambasadorin shqiptar të shkojë tek ceremonia e inaugurimit të Trump
18 Janar, 12:22
-
Përmbytja nga HEC i Sasajt, banorët: I dhamë firmën por s'ua kemi borxh! Duam dëmshpërblim, i gjithë mundi i Greqisë shkoi kot
18 Janar, 12:20
-
Veliaj jep certifikatat e pronësisë për familjet e ‘5 Majit’: I vendosur t’i çoj punët deri në fund
18 Janar, 12:02
-
Lezhë/ 37 vjeçari kërcënon me hanxhar policët, shkuan ta arrestonin se dhunoi prindërit (EMRI)
18 Janar, 11:59
-
'Këtu u bë liqen menjëherë'/ Dëshmia e banorëve të Bunecit të përmbytur nga HEC Sasaj: Për dy minuta u mbyt dynjaja, shpëtuam kokën se do na kishte zënë brenda
18 Janar, 11:52
-
2 muaj nga vrasja e Martin Canit, babai: Heshtja vret më shumë! Nuk ishte grup kriminal, mund të zbardhej për 3 ditë
18 Janar, 11:39
-
EKSKLUZIVE/ Pamjet me dron, dëmet nga përmbytjet e HEC Sasaj në Bunec! Banorët: Për 1 minutë mund të na kishte zënë brenda, na është bërë gjëma (VIDEO)
18 Janar, 11:26
-
Turku i dënuar me 15 vite burg tenton të hyjë në Shqipëri, arrestohet në Morinë! Ishte në kërkim ndërkombëtar (EMRI)
18 Janar, 11:08
-
Vota e diasporës/ Rama replikon me komentuesit: Mos i qaj hallin kalorësit, 3 arsyet pse emigrantët do votojnë
18 Janar, 10:59