Serbia i ka dërguar një notë proteste OKB-së për shkak të pranisë së përfaqësuesve të Kosovës në konferencën për luftën kundër terrorizmit. Përfaqësuesit serb në Kombet e Bashkuara në konsultim me shefin e diplomacisë serbe Ivica Daçiç e kanë cilësuar të papranueshme pjesëmarrjen e zyrtarëve më të lartë të Kosovës në këtë konferencë.

Reagimin e Serbisë e ka mbështetur dhe ambasadori i Rusisë në OKB Vitaly Churkin. “Ata janë ulur në sallë së bashku me përfaqësuesit e vendeve anëtare të OKB-së. Kjo nuk është në rregull. Kjo është kundër rregullave të OKB-së”, ka thënë Churkin.

Kjo konferencë është organizuar të martën nga Shtetet e Bashkuara dhe është udhëhequr nga presidenti Barack Obama.

Atje kanë marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, dhe ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)