Një listë me 14.310 profile të lidhura me Partinë Progresive Serbe që është në pushtet, janë zbuluar në rrjetet sociale Facebook, Instagram, Tëitter dhe TikTok, shkruan “Klix”. Në këto profile, “robotët” e lidhur me SNS-së dërgojnë mesazhe dhe komente që lavdërojnë presidentin Vuçiç dhe politikat e tij. Ky skandal ka tronditur Serbinë, që ka prekur skenën politike të drejtuar nga presidenti Aleksandar Vuçiç.
Por nga ana tjetër këto profile “robotë” sulmojnë dhe ofendojnë ata që nuk ndajnë mendime të njëjta, sidomos opozitën serbe dhe protestuesit që prej disa javësh kanë dalë në rrugë dhe kërkojnë largimin e Vuçiçit nga skena politike.
3162 prej profileve janë identifikuar si “profesional”, shumë prej të cilëve janë punonjës të administratave, ministrive dhe institucioneve të tjera shtetërore apo vendore, drejtorë shkollash, profesorë fakulteti dhe njerëz të tjerë financimi i të cilëve bazohet në buxhetin e shtetit.
“Bots” ndahen në katër kategori. Të parët janë robotët klasikë. Ata shkruajnë komente pozitive për Vuçiç. Të dytët, superspecialistë, reagojnë në situata emergjente dhe shprehin dashuri për liderin ose urrejtje për armiqtë.
Kategoria e tretë janë “urrejtësit” përgjegjës për fyerjen, nënçmimin, “ekspozimin” dhe talljen e atyre që kanë mendime të kundërta për Vuçiçin dhe politikën e tij. Grupi i katërt janë “tifozët” përgjegjës vetëm për lavdërimin dhe promovimin e kultit të personalitetit të Vuçiçit. Pasi u zbuluan këto profile, disa u fshinë ose çaktivizuan.
Rama i ka 100.000 sosh, këtë e kan një politik
Përgjigju