PRISHTINE- Zëvendësprokurori serb për krime të luftës, Bruno Vekariç, ka thënë se ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj, do të arrestohet posa të dalë nga territori i Kosovës, sepse Serbia ka lëshuar një fletarrest ndërkombëtar kundër tij për krime lufte.
"Kjo do të thotë që çdo polici ka detyrim ta arrestojë Limajn, sapo ta lëshojë territorin e Kosovës", citon deklaratën e Vekariçit e përditshmja serbe "Blic".
Ai ka theksuar se prokuroria serbe ka kryer hetime dhe ka intervistuar një numër dëshmitarësh në rastin "Kleçka", për të cilin Limaj dhe nëntë ish-pjesëtarë të UÇK së ishin akuzuar, dhe se ka elemente të mjaftueshme për lëshimin e fletarresteve.
Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka urdhëruar para dy ditësh lirimin nga paraburgimi të të gjithë të akuzuarve në rastin "Kleçka", duke hedhur poshtë dëshminë dhe ditarët e Agim Zogajt, i cili njihej si Dëshmitari X, mbi të cilin ishte ngritur aktpadia.
(sg/kohaditore/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com