Serbia urdhëron arrestime të shqiptarëve të Kosovës

Serbia urdhëron arrestime të shqiptarëve të Kosovës
Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, ka thënë se arrestimi i katër serbëve është shembull klasik i “paturpësisë dhe presionit” mbi serbët e Kosovës dhe ka paralajmëruar arrestime. Sot Policia serbe zbatoi urdhërat e tij dhe pasoi arrestimi i dy shqiptarëve mëngjesin e sotëm në Konçul, tek Dheu i Bardhë, në kufirin Kosovë – Serbi, raporton Radio Evropa e Lirë.

Të arrestuarit janë Hasan Abazi, kryetar i Sindikatës së Industrialistëve të Kosovës, i cili ishte nisur për në Kroaci dhe Adem Murseli.

Abazi është arrestuar, sipas Daçiqit, nën dyshimet për “spiunazh” dhe bazuar në një fletarrest të lëshuar nga “gjykata e qarkut në Gjilan”, kurse Murseli për “tregti me drogë” bazuar në një fletarrest të lëshuar nga drejtoria e Policisë në Beograd.

“Nëse dikush dëshiron të bëjë gara kemi edhe ne përgjigjen tonë. Është e turpshme se çfarë toleron komuniteti ndërkombëtar, është turp të arrestohen njerëzit, të cilët nuk kanë bërë asnjë vepër penale dhe tani shtrohet pyetja si janë duke u zbatuar në fakt marrëveshjet e arritura”, u ka thënë Daçiq gazetarëve në Beograd. 

Daçiq vie nga Partia Socialiste Serbe(SPS), parti e themeluar nga Sllobodan Millosheviçi dhe që kishte urdhëruar edhe vullnetarë për të luftuar në Kosovë.SPS është në koalicion qeveritar me Partinë Demokratike të Tadiçit.

Në pikëkalimin Dheu i Bardhë, Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë katër serbë, nën dyshimet se kanë shkelur rendin juridik të Kosovës. Tek të arrestuarit, në mesin e të cilëve janë edhe punonjës të strukturave paralele serbe në Viti, autoritetet e rendit kanë gjetur material zgjedhor të Serbisë.

/rg/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet