Serbia vë kusht asociacionin për Komunat Serbe, Kosova nuk do t'i japë kompetenca ekzekutive

Takimi i zhvilluar ditën e djeshme në Bruksel mes Kryeministrit Kosovar Avdullah Hoti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, sipas të dërguarit special të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka shfaqur një progres të madh në diskutimet rreth bashkëpunimit ekonomik dhe çështjes së personave të pagjetur dhe të zhvendosur.

Megjithatë ka ende shumë pika për të cilat palët e kanë të vështirë të arrijnë në një pikë të përbashkët, siç është ajo e asociacionit të komunave serbe në Kosovë.

Por kur u arrit ajo marrëveshja dhe përse palët e kanë të vështirë të bien dakord në lidhje me të?

Marrëveshja e Asociacionit të Komunave Serbe, u nënshkrua në Prill të vitit 2013dhe do të themelohej mbi po të njëjtat baza si Asociacioni i komunave të Kosovës.

Më 2015, palët arritën Marrëveshjen mbi parimet për krijimin e këtij Asociacioni, marrëveshje e cila ende nuk është realizuar ende. 

Në tetor të vitit 2015, kjo marrëveshje u dërgua për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, e cila në Dhjetor të po atij viti deklaroi se ajo nuk është në përputhje me kushtetutën e vendit. Gjykata kishte konstatuar që Asociacioni e komunave me shumice serbe do të themelohet, siç ishte planifikuar me Marrëveshjen e parë të Brukselit (të vitit 2013),kurse Marrëveshja mbi parimet nuk është në përputhje me Kushtetutën.

Në fakt, është e diskutueshme që Asociacioni nuk bazohet në multietnicitet, por bashkon komuna në të cilat një komunitet etnik është shumica. Serbia në të kaluarën “ka kërcënuar” se nuk do të zbatojë marrëveshjet e arritura në dialogun e Brukselit, nëse Kosova nuk nis punën në themelimin e Asociacionit. Por, Prishtina zyrtare thotë se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe nuk do të krijojë një pushtet të tretë./ Përgatiti Suada Mehmetaj

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja