Serbia vijon me shantazhe ndaj
BE-së dhe Kosovës për zgjedhjet

BEOGRAD - Presidenti serb, Tomislav Nikoliç deklaroi sot se Bashkimit Evropian i është dërguar porosia e qartë se “Serbia do të rishqyrtojë në do të marrë pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit në Kosovë, në qoftë se të gjithë serbëve të cilët kanë të drejtë të votojnë nuk iu bëhet e mundshme që të votojnë lirshëm dhe pa pengesa”.

“E bashkuar, me synim ekzistencën, Serbia nuk do të lejojë që t’i shkëputet një pjesë e pandashme e saj. Serbia nuk është sa duhet e fuqishme për të luftuar, por është mjaft e mençur që të negociojë”, porositi presidenti i Serbisë në një fjalim të mbajtur sot në vendin Jajinci afër Beogradit.

Ai ftoi serbët në Kosovë që “në interes të Serbisë dhe para së gjithash të serbëve që jetojnë në Kosovë” të realizojnë të drejtën e vet për të zgjedhur vetëqeverisjen lokale.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

Bisedimet SHBA-Rusi në Riad/ Trump: Shkuan shumë mirë, Ukraina nuk duhet ta kishte nisur luftën! BE: Putin kërkon të na ndajë, mos të biem në grackë

Bisedimet SHBA-Rusi në Riad/ Trump: Shkuan shumë mirë, Ukraina nuk duhet ta kishte nisur luftën! BE: Putin kërkon të na ndajë, mos të biem në grackë