Serena Williams mbretëreshë e pakonestueshme në New York. Pas fitores në vitin 2012, tenistja amerikane arrin të fitojë edhe këtë vit turneun “Grand Slam” të “US Open” kundër numrit dy në renditjen botërore, Victoria Azarenka.
Ky është triumfi i pestë i Williams në “US Open” dhe titulli i 17-të Grand Slam në karrierë duke arritur zvicerianin Federer.
Takimi final i zhvilluar në çimenton e “Flushing Meadows” ka qenë maratone, pasi ka përfunduar pas plot 2 orë e 48 minuta ku 31-vjeçarja ka fituar 2-1 me sete ndaj bjelloruses Azarenka.
Ka qenë një takim emocionues ku të dyja tenistet janë shqetësuar edhe nga era e fortë, por ka pasur edhe përmbysje në rezultat. Setin e parë e fiton Williams 7-5.
Azarenka barazon duke e fituar setin e dytë 7-6, ndërsa në setin final fitorja e amerikanes ka qenë e pastër 6-1.
Në këtë mënyrë Serena Williams konfirmohet mbretëresha e “US Open”, ndërsa për Azarenken një tjetër finale e hidhur.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com