N.1 boteror i tenisit per femra, Serena Williams, eshte larguar nga turneu WTA ne Pekin pas demtimit te pesuar ne gjurin e majte, bene te ditur te premten organizatoret. Amerikania largohet keshtu nga turneu u dyte pas atij ne Wuhan me 23 shtator.

Williams do te diskutonte ndeshjen cerekfinale ndaj australianes Samantha Stosur, N.4 boteror.

Me pare ajo kishte mundur ne tre sete ceken Lucie Safarova (6-1, 1-6, 6-2).

E pyetur gjate nje konference shtypi lidhur me pranine e saj ne finalen e madhe te cirkuitit WTA (20-26 tetor), amerikania u pergjigj:"Nuk mund te them asgje per momentin. Pres t'i nenshtrohem nje rezonance magnetike per te mesuar shkallen e demtimit".

33-vjecarja  tha se i vinte shume keq, "pasi turneu i Pekinit eshte teper i rendesishem per mua. Une jam kampionia ne fuqi e tij dhe nje kampione duhet te beje gjithcka per te mbrojtur titullin", theksoi ajo.

ATSH