Tenistja me famë botërore, Serena Williams e angazhuar në luftën për parandalimin e kancerit të gjirit ka postuar në profilin e saj në Instagram një mesazh sensibilizues për çdo grua në Botë. Ajo shfaqet në një video nudo teksa këndo copëza të këngës “I Touch Myself” të The Divinyls.
Gjithça e bën për të sensibilizuar gratë e Botës që të kontrollohen.
"Diagnostifikimi i hershme është thelbësor: Shpëton kaq shumë jetë. Unë shpresoj që kjo të ndihmojë për t'ja kujtuar këtyre grave”
Serena Williams
Muaji tetor është muaji i dedikuar luftës kundër tumorit më të përhapur sot tek gratë, që është kanceri i gjirit. Në këtë muaj ndërmerren një sërë fushatash ndërgjegjësuese për kontrollin dhe vetëkontrollin e grave për këtë tumor.