Tenistja amerikane Serena Williams ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Londër 2012”, pasi ka mundur në finale rusen Maria Sharapova 2 - 0 me stete, 6:0, 6:1.

Willimas ka dominuar dukshëm duke e lënë në hije të plotë rusen Sharapova, e cila është numri dy në botë në renditjen e tenisit për femra. Sharapova nuk arriti ta vërë në vështirësi për asnjë moment amerikanen që ishte mbretëresha e fushës së Wimbeldon-it.

Për Serena Wiliams kjo është medalja e tretë e artë nga Lojrat Olimpike, pasi në Sidney, në vitin 2000 dhe në Pekin më 2008 kishte fituar të artat në garat e çifteve, së bashku me motrën e saj Venus.
Sakaq medaljen e bronztë për femra e ka fituar bjellorusja Viktorija Azarenko, e cila në ndeshjen për vendin e tretë mundi rusen Marija Kirilenko, duke fituar me rezultat 6:3, 6:4.

(d.b/shqiptarja.com)