Atletika njihet si "mbretëreshë e sporteve", kurse ai për rreth dy dekada ishte mbret i saj. Legjenda e kërcimit me shkop, ukrainasi Sergey Bubka, i ka dhënë mbështetje "projektit" të Serbisë për të penguar pjesëmarrjen e Kosovës në lojërat olimpike "Londër 2012".
Njeriu që ende mban rekordin për kërcim me shkop (6.15 metra), edhe 10 vjet pas largimit të tij, gjatë një vizite që i ka bërë Serbisë, ka deklaruar se Kosova nuk mund të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të radhës.
Sipas tij, Kosova fillimisht duhet të bëhet pjesë e Kombeve të Bashkuara, më pas e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), e më pas të mendojë për pjesëmarrje në Lojëra Olimpike. Ish kampioni i njohur i kërcimit me shkop që tani ka një post drejtues në Komitetin Olimpik ndërkombëtar, ka qenë i pamëshirshëm me shanset e Kosovës për në Olimpiadë.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com