Sergio Ramos akuzohet nga UEFA për ndërhyrjen e qëllimshme ndaj lojtarit të Ajax/ rrezikon të mos luaj në dy ndeshje

Sergio Ramos akuzohet nga UEFA për ndërhyrjen  e qëllimshme ndaj lojtarit të Ajax/ rrezikon të mos luaj në dy ndeshje

Kapiteni i Real Madrid Sergio Ramos dhe lojtari i Ajaxit Kasper Dolberg

Sergi Ramos është akuzuar nga Uefa pasi bëri një ndërhyrje “të keqe” e cila solli kartoninn e dytë për të. Ramos bëri një ndërhyrje mjaft të keqe ndaj lojtarit të Ajaxit Kasper Dolberg në minutën e 89. Arsyet që UEFA hapi hetimin ndaj tij është që Ramos pas përfundimit të ndeshjesh deklaroi që ndërhyrja ishte e bërë e qëllimshme pasi ai ishte detyruar të ndalonte kundërsulmin e Ajaxit.

Çështja do të trajtohet më 28 shkurt nga autoritetet përkatëse të UEFA-s.

Pak minuta pasi Ramos kishte hedhur një deklaratë në të cilën thoshte: “Do të gënjeja nëse do të thosha se nuk e bëra me qëllim atë ndërhyrje, por ndonjëherë në futboll duhet të marrësh vendime me peshë” ai e fshiu atë pasi mori kritika të shumta.

Sergio Ramos rrezikon të dënohet dy ndeshje në vendimin që do të jepet me 28 shkurt.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim