Sergio Ramos është shprehur i lumtur me triufmin e Realit në El Clasico. ”Këto ishin shumë tri pikë të vlefshme për ne në një ndeshje të madhe. Por ne pavarësisht fitores duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. Testi i radhës është ndaj Bayern, dhe ne duhet të përmbysim disavantazhin 2-1”,tha spanjolli për rivalët e së mërkurës.

Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso ka thënë se tashmë klubi i tij duhet të përfundojë vetëm fazën finale, për të fituar titullin e La Liga. “Ishte fitore e rëndësishme por jo përfundimtare. Ishte hap vendimtar dhe tani ne duhet të përfundojmë atë. Ne e kontrolluam ndeshjen në mënyrë perfekte. Titulli është i yni, na duhet vetëm finishi i hapit të fundit.

“Të fokusohemi tani në ndeshjen e së mërkurës në Champions ndaj Bayern Munchen”, ishin fjalët e Alonsos.(rb/shqiptarja.com)