Sergio Ramos ka vendosur që ta lërë pas kaosin e ndodhur para 24 orëve dhe i bën thirrje Spanjës të harrojë ngjarjet e ndodhura së fundmi dhe të fokusohen tek ndeshja përballë Portugalisë. 

Ish- trajneri i Spanjës Julen Lopotegui u shkarkua të mërkurën dhe u zëvëndësua nga Fernando Hierro.

Lopetegui kishte kryer bisedime me Real Madridin pas shpinës së shefave spanjollë. Spanja do të hapë sfidën në Kupën e Botës  në ndeshjen  përballë Portugalisë të premten në mbrëmje.

'Duhet të ktheni faqen sa më parë'- është shprehur Ramos duke iu drejtuar ekipit të tij.